Krasniqi pësoi humbje ndaj Abrahamit
31 dhjetor 2017
| 09:51
Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi, ka pësuar humbje përballë ish-kampionit të botës, Arthur Abraham.
Në raundet e para dominoi Krasniqi, por nga raundi i gjashtë doli në skenë përvoja e Abrahamit, i cili, me mjaft mjeshtëri, arriti t’i neutralizojë goditjet e Krasniqit dhe të arrijë fitore. Takimi u zhvillua në 12 raunde dhe fituesit i jepet mundësia për të luftuar për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)