Krasniqi: Po të ishin disa zona zgjedhore shumica e deputetëve Kuvendin do ta shihnin vetëm në TV
04 qershor 2024
| 12:26
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se ndarja e Kosovës në zona zgjedhore do të sillte deputetë më cilësor.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se po të ishte Kosova në disa zona zgjedhore shumë prej deputetëve, Kuvendin do ta shihnin vetëm televizor.
“Nuk është lajm nëse dikush pranon të jetë kandidat për deputet. Pse të mos pranojë kur e di se rroga është e madhe, punë nuk ka hiq. Dhe më kryesorja, deputet mund të bëhet gjithsekushi, sidomos me këtë ligj, me të cilin deputetët më shumë janë të vullnetit të kryetarëve se sa të vullnetit të qytetarëve. Po qe se do të ishin zgjedhjet me zona zgjedhore, shumica e këtyre që janë sot deputet, sallën e Kuvendit do ta shihnin vetëm në televizor”, ka shkruar Krasniqi.