Krasniqi: “Po të mos të bëhesha ushtar i lirisë, nuk do t’ia falja kurrë vetes” – u kishte thënë Shemsiu shokëve të tij të luftës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marr pjesë në Akademinë kushtuar heroit të kombit, Shemsi Istrefi në Vushtrri.
“Shemsi Istrefi ende nuk kishte mbushur 21 vjet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe ende pa i bërë 22 ia fali jetën atdheut. Megjithatë, i ri, Shemsiu ishte vetëm në moshë, sepse, mendjen dhe zemrën e kishte të një burri të pjekur e patriot, që e kuptonte me gjithë qenien e tij se më e shtrenjtë është liria se jeta”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Po të mos të bëhesha ushtar i lirisë, nuk do t’ia falja kurrë vetes” – u kishte thënë Shemsiu shokëve të tij të luftës.
Shemsi Istrefi ende nuk kishte mbushur 21 vjet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe ende pa i bërë 22 ia fali jetën atdheut. Megjithatë, i ri, Shemsiu ishte vetëm në moshë, sepse, mendjen dhe zemrën e kishte të një burri të pjekur e patriot, që e kuptonte me gjithë qenien e tij se më e shtrenjtë është liria se jeta.
Në Vushtrri, në një Akademi Solemne, sot nderuam jetën dhe veprën e një heroi të ri, që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit të tij.
Në 25 vjetorin e Betejës së Majdanit-Melenicës, kujtojmë edhe komandantin dhe heroin, Shemsi Ahmeti dhe bashkëluftëtarët e tij, Rrustem Hyseni, Asllan Cimili, Ahmet Haxha, Xhemajl Haxha, Arsim Muzaqi, Faruk Beqiri, Enver Musa, Sokol Preteni, Qazim Cimili, Hajrullah Sinani, Enver Ferizi e Esat Meholli.
Për 46 ditë me radhë, komandant Shemi, bashkë me trimat e tjerë të Shalës, zhvilluan një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së.
Lavdi të përjetshme të gjithë trimave të Shalës – heronjve të Kosovës!