Krasniqi: Populli ia ktheu shpinën Kurtit
14 nëntor 2021
| 22:03
Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën kryeministrit Albin Kurtit.
Gjatë shpalljes së fitores së kandidatit të PDK-së në Prizren, ai ka thënë se më nuk ka një forcë politike dominuese.
“Unë shpall fitoren në Prizren, ne fituam këtu, fituam në Drenas, Vushtrri, Kaçanik, Dragash, pra fituam në nëntë komuna të Kosovës dhe kjo është natë e madhe për ne. Fati dhe e ardhmja e qytetarëve do të jenë në duar të sigurta. Nuk ka më një forcë politike dominuese. Populli ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit”, ka thënë ai.