Krasniqi pret në takim Abbottin: Britania, partnere strategjike e Kosovës
21 korrik 2021
| 15:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Krasniqi ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.
“Me ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK-ja si lidere e opozitës në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.