Krasniqi pret në takim ambasadorin e Italisë De Riu, diskutuan për zgjedhjet nacionale

06 nëntor 2024 | 15:16

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ditën e sotme është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ndau detaje nga ky takim dhe çështjet të cilat janë diskutuar.

“Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka mbledhur rreth 45 mijë trupa në Kursk, si…