Krasniqi pret në takim ambasadorin francez: PDK-ja mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme

18 shkurt 2025 | 12:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot, me të cilin diskutuan rreth procesit zgjedhor.

Krasniqi tha se është e rëndësishme që ky proces të përmbyllet në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike.

“PDK e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në selinë…