Krasniqi pret në takim gazetarët e “Zërit të Amerikës”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim gazetarët e mediumit “Zëri i Amerikës”, drejtorin e Divizionit të Euroazisë, Elez Biberaj dhe shefin e Seksionit Shqip, Arben Xhixho.
“Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me rolin e rëndësishëm që vazhdon të ketë ‘Zëri i Amerikës’ në informimin e saktë dhe të drejtë të shqiptarëve gjithandej nëpër botë, duke mbetur shembull i raportimit objektiv. Të pranishmëve u shpreha mirënjohje dhe falënderim për kontributin e “Zërit të Amerikës”, dhënë ndër vite në përçimin e mesazheve për zhvillimet politike në Kosovë dhe çështjen e shqiptarëve, në veçanti gjatë luftës së fundit”, ka thënë Krasniqi pas takimit.
Ai ka theksuar se “Zëri i Amerikës” vazhdon të jetë mediumi ku shqiptarët informohen saktë për qëndrimin e aleatit tonë më të madh e fuqiplotë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.