Krasniqi pret në takim katër ambasadorë të huaj
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.
Krasniqi ka theksuar se PDK-ja do të luajë rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë.
“Në takimin e përbashkët diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.