Krasniqi pret në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, e vlerëson punën e tij
03 shtator 2024
| 13:12
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
“Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve tona dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, për çka PDK-ja është shumë mirënjohëse. Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.