Krasniqi pret në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale

15 tetor 2021 | 13:48

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja Vlora Çitaku, sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Krasniqi ka treguar se gjatë takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e rëndësishëm të eurodeputetëve në vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Në këtë takim, përcolla mesazhin se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor, i cili me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga vëzhgimi në zgjedhjet e kaluara, e ka ndihmuar Kosovën që sot të jetë shembulli më i mirë për organizimin e zgjedhjeve në rajon”.

‘Po ashtu, nga deputetët e Parlamentit Evropian, kërkova që në Bruksel të ngritin çështjen e diskriminimit të shqiptarëve të Luginës Preshevës, veçanërisht për largimin e tyre nga regjistrat civil dhe fshirjen e adresave të vendbanimeve të tyre nga shteti serb”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 39-të të saj, ka…