Krasniqi pret Ragip Xhakën: PDK-ja po rritet në Zvicër, krenarë me familjen Xhaka
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot babain e Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipin, i cili është edhe Kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke i njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje.
“Së bashku me kryetarin e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, sot, në Selinë e PDK-së pritëm Kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.
Kryetari Xhaka erdhi me lajme të mira nga Zvicra, duke na njoftuar për rritjen e vazhdueshme të PDK-së atje”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se është shumë i lumtur me punën e Ragipit, ekipit të tij dhe mbështetjen e madhe që mërgimtarët tanë në Zvicër po u japin atyre çdo ditë.
Ragipi, përveç si prind shembullor që ka rritur dy yje të futbollit ndërkombëtar, Granitin dhe Taulantin, është edhe një atdhetar i madh – që kontribuon vazhdimisht për Kosovën në të gjitha format dhe mundësitë që i jepen.
Të lumtur dhe krenarë që të kemi në mesin tonë, Ragip”, përfundoi Krasniqi.