![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/IMG_20210813_210939.jpg)
Krasniqi prezanton kandidatin për kryetar të Vushtrrisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Komuna e Vushtrrisë është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, deri në vitin 2017 kur të gjitha partitë kundërshtare u bënë bashkë dhe e deformuan rezultatin dhe vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë që kishin votuar me shumicë votash në raundin e parë për kryetarin Ferit Idrizi.
Por, PDK dhe kandidati ynë Ferit Idrizi nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga beteja për të fituar në Vushtrri. Për ta rikthyer qeverisjen e mirë e zhvillimore për qytetarët e Vushtrrisë.
Në tetor, qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik.