Krasniqi: Prioritet i imi, mbështetja e prodhuesve vendorë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqin, me bashkëpunëtorë.
Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për ta kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.
Ministri Krasniqi u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse, që i ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Po ashtu ministri iu shpjegoi përfaqësuesve të OAK-ut për pakot mbështetëse të Qeverisë së Kosovës, që do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, që parashihet të implementohet në vitin 2021, duke i përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve.
Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave që i kanë bizneset.
(Q.R / Epoka e re)