Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e IRI-t
23 janar 2023
| 15:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Marta Onorato dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e dyanshëm.
“Përfaqësuesit e IRI-t i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetjen e vizionit të PDK-së për fuqizimin e grave dhe rinisë në vendimmarrje. Onorato dhe Gorani më njoftuan edhe me projektet për vitin 2023, për të cilat, si PDK, u zotuam se do të jemi aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e këtij bashkëpunimi dypalësh”, ka bërë me dije lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.