Krasniqi: Procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim

21 gusht 2023 | 12:06

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim dhe se udhëzimi administrativ që mundëson peticion për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me punën e grupit punës për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, por ka thënë se deri më tani janë mbajtur dy takime.

I pyetur se cilat janë hapat që do të ndërmarrin për zgjedhjet në veri, Krasniqi është shprehur se ky proces do të determinohet ditëve në vijim.

Këto deklarata ministri Krasniqi i ka bërë pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe vizitës në fillimin e punimeve në segmentin rrugor “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë”. /Kosovapress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e shijojë fitoren e parë në La Liga, pasi…