Krasniqi: Procesi ishte bllokuar sepse po shihet se VV-ja s’i ka numrat

19 prill 2025 | 14:32

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se bllokimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që nga 15 prilli është për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë.

“Ishin 52, qenkan bërë 57, nuk besoj që do të bëhen 61”, tha Krasniqi.

Për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe formimit të qeverisë duhet 61 vota.

Ai tha se partia e tij votoi për raportin e mandatit të deputetëve sepse në procesverbal është përfshirë deklarata se kabineti qeveritar kanë dhënë dorëheqje individuale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për…