Krasniqi publikon listën e futbollistëve për dy miqësoret me Shqipërinë

21 mars 2022 | 15:40

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e “dardanëve” të rinj me “kuqezinjtë” do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00. Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta krijuar një ekip sa më kompakt për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”, e ku “dardanët” U19 janë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron. Për dy miqësoret me Shqipërinë, Krasniqi ka ftuar 22 futbollistë, shumica prej të cilëve janë nga kampionati vendor.

Lista e futbollistëve: 

Altin Gjokaj (FC Besa), Rinor Jahmurataj (FC Besa), Altin Mehaj (FC Besa), Drin Bajraktari (FC Ferizaj), Milot Ajeti (SC Gjilani), Blerjon Avdimetaj (FC Besa),

Orges Mehmeti (FC Ferizaj), Uliks Spahiu (FC Besa), Arlind Maloku (FC Ballkani), Etnik Bruti (FC Besa), Rinor Toverlani (FC Llapi), Arianit Hasani (FC Llapi), Erion Sadriu (FC Ferizaj), Ermir Rashica (FC Trepça ‘89), Rion Selimi (FC Dukagjini), Eridon Maloku (FC Drita), Laurence Shala (FC Crystal Palace), Donart Lubishtani (FC Inter Milan), Gent Rexhepi (FC Xamax), Dion Ajvazi (Hertha Berlin BSC), Leart Haskaj (TSG 1899 Hoffenheim), Andi Kadriu (FC Trepça ’89).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e Kombeve të…