Krasniqi publikon listën për kualifikimet në Uells
Përzgjedhësi i Përfaqësues U19, Ramiz Krasniqi, e ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilat do të zhvillohen në Uells, prej 12 deri më 20 nëntor.
Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 10 nëntor në hotel ‘Venus’ në orën 11:00. Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 13 nëntor kundër Rusisë, ndeshjen e dytë kundër Polonisë, më 16 nëntor dhe ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.
Lista e futbollistëve
Petrit Terziu, Florent Demiri, Endrit Demolli, Altin Bytyçi, Blend Morina, Albin Krasniqi, Bujar Pllana, Albin Prapashtica, Adonis Aliu, Gentrit Halili, Qendrim Zyba, Hajdin Salihu, Arlind Shabani, Veton Tusha, Leonardo Uka, Valon Zumberi, Granit Berisha, Kevin Halabaku, Leart Sadriu, Artan Asani.