Krasniqi pyetet për qeverinë e re: Do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti

12 mars 2025 | 12:42

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se do të hyjë në koalicion vetëm me Albin Kurtin kryeministër.

“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të LV-së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se s’mund të flasë në emër të minoriteteve tjera joserbe se me kë do të bëjnë koalicion.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Gjakovë ka njoftuar se ka realizuar planin 6…