Krasniqi: Qeveria dështoi me pandeminë, “Zara” u soll më me përgjegjësi
Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës u soll sikurse nuk ka pandemi.
Ai ka bërë me dije se dije se dyqani tregtar “Zara” është sjell më përgjegjshëm ndaj klientëve të saj, sesa qeveria ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Për vetëm një javë, janë regjistruar 13,956 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 75 persona kanë humbur jetën.
Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë, dhe është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.
Krejt këtu erdhëm nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Asnjë masë! U soll thuajse nuk ka pandemi. Një dyqan tregtar, Zara, u soll më me përgjegjësi ndaj klientëve të vet duke kërkuar vendosjen e masave, sesa Qeveria ndaj qytetarëve të saj.