Krasniqi: Qeveria Kurti me aventura e forcuan partneritetin e ShBA-së me Serbinë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Krasniqi ka vlerësuar se qeveria Kurti, përmes aventurave të saj, ka forcuar partneritetin e ShBA-së me Serbinë.
“Kristofer Hilli ka deklaruar kështu: ‘Marrëdhëniet me Serbinë duhet të qëndrojnë fort në këmbët e veta dhe të mos varen nga palët e treta’. Mesazhi është se as pala e Kosovës mund të ndikojë në marrëdhëniet e ShBA-së me Serbinë. Natyrisht, as Rusia. Qeveritarët e Kosovës duhet ta kuptojnë këtë mesazh e të mos mashtrohen se gjoja e mbajnë ShBA-në peng në raport me Serbinë, gjë që kanë menduar kur e kanë filluar problemin me targat në veriun e Kosovës. Qeveria Kurti me aventura e kanë forcuar partneritetin e ShBA-së me Serbinë. Qeveria Kurti me gabimet e veta e ka forcuar partneritetin e ShBA-së me Serbinë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.