Krasniqi: Qeveria shpërbleu “Bechtel & Enkan”, Pokuroria të nis hetimet
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel & Enka” prej 53 milionë eurove për zgjatjen e kontratës e ka komentuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook ”, ka shkuar se Qeveria e ka shpërblyer kompaninë dhe se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria Speciale e Shtetit.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Krasniqit:
QEVERIA PASKA VENDOSUR QË:
TA SHPËRBLEJ “Bechtel-Enkan” me 53 milion?!!!
“Për “Bechtel Enkan” do të paguajmë 53 milionë euro”. Edhe po e zëmë, se qeveria ia paska arritur që ta zbres shumën nga 63 në 53 milion. Por, kush dhe si erdhi deri të kjo shumë? Si u caktua shuma? A vërtetë nuk pat ndonjë zgjidhje tjetër? A kaq e lirë në kryerjen e punëve të Autostradave “Kombëtare”qenka “Bechtel-Enka”, sa në hallin tonë t’ia akordojmë një shumë prej 53 milionëve?
Pyetjet tjera, le t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit?! Kuptohet nëse nuk janë të ngarkuar me punë të pa rëndësishme?!!!