Krasniqi: Qeveria të ndërmarrë hapa për aplikimin në BE, NATO dhe Këshill të Evropës

03 mars 2022 | 11:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian (BE), të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.

Krasniqi në seancën e Kuvendit ka thënë se Kosova duhet ta konkretizojë ndihmën ndaj Ukrainës duke krijuar një fond të veçantë për qeverinë dhe qytetarët ukrainas, si dhe në rast nevojë të bëhet nikoqire e refugjatëve që dhunshëm janë duke e lënë vendin e tyre.

“Është momenti i duhur që të bëhemi si shtet proaktiv për të ndërmarrë veprime dhe për të realizuar aspiratat tona në ato organizata dhe institucione që ndajmë vlera të përbashkëta. Është një emergjencë institucionale dhe shtetërore, prandaj menjëherë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që edhe përmes rezolutës që të bëjë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku i kemi plotësuar kushtet dhe kur Rusia është përjashtuar, të bëjë aplikimin për të marrë statusin e shtetit kandidat në BE, si dhe aplikimin në NATO për të kërkuar pranimin në partneritetin për paqe si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se në të gjitha këto përpjekje, PDK-ja ofron bashkëpunim të plotë dhe kërkoi unitet të brendshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë janë zhvendosur…