Krasniqi: Qeveria të siguroj furnizim me energji dhe mos ta rrisë çmimin e saj

28 dhjetor 2021 | 12:43

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë furnizim të qytetarëve me energji elektrike dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se për këto dy çështje PDK-ja do ta mbështesë qeverinë.

Ai ka treguar se PDK-ja është kundër paralajmërimeve të qeverisë për masat e reduktimeve që po i ndërmerr.  “Duke qenë parti opozitare që për interes ka interesin e qytetarëve sot ju themi se mbështetjen tonë në këtë krizë energjetike do ta keni vetëm për dy çështje: sigurojnë furnizim me energji për qytetarët e Kosovës dhe nuk lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Për gjëra tjera absolutisht do të jemi kundër dhe nuk do të keni asnjëherë mbështetje”, ka deklaruar Krasniqi gjatë seancës ku po diskutohet për krizën energjetike

Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti në vend që të punojë për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike tash e disa ditë gjen vetëm arsyetime e shfajësime.

I pari i PDK-së ka bërë me dije se kjo parti qysh në muajin shtator ka paralajmëruar se vendi do të përballet me krizë energjetike ashtu siç po përballet i gjithë rajoni dhe ka propozuar që qeveria të sigurojë kontrata të furnizimit për sezonin e dimrit.

Sipas tij, Kurti deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se…