Krasniqi, Qeverisë: Pse nuk e thoni asnjë fjalë për Çakorrin e Zhlepin

19 maj 2021 | 13:22

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeverinë Kurti ka hequr dorë nga rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Në seancën e kuvendit, ku po diskutohet për programin qeverisës, ai ka thënë se sot kur qeveria Kurti ka përgjegjësi nuk po e përmend Çakorrin e Zhlepin.

“Më duket që keni heq dorë edhe nga rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Na patët pas lodh Çakorri Çakorri, Zhlepi. Sot që keni përgjegjësi me e rishiku demarkacionin, ju asnjë fjalë nuk guxoni me thënë këtë që e keni obligim ligjor”, ka deklaruar ai.

Ai ka kilikuar edhe programin e Qeverisë, të cilin kryeministri Kurti e ka prezantuar para deputetëve.

“Kjo mund të jetë hera e parë që shohim një program qeverisës që nuk përmban objektiva, e nuk ka asnjë plan kohor për realizimin e atyre pak projekteve. Kjo tregon mungesën e guximit qeverisës, Ne nuk kam pritur që programit tuaj do t’i mungoj bazamenti ideologjike. Kjo vërtetë është befasuese kur vjen nga një kryeministër me bindje të majta. Ju nuk keni treguar se sa tentoni të ketë rritje ekonomike në fund të mandatit, sa do të ulet papunësia, sa do të ulet niveli i ekonomisë joformale. Nuk keni treguar as papunësinë sa do ta ulni, as sa për qind të buxhetit do ta shpenzoni në investime kapitale”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicola Giu ka pyetur Zyrën e…