Krasniqi: Qytetarët kanë vështirësi shumë më të mëdha sesa kishin para një viti

22 mars 2022 | 21:53

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti, ka zhgënjyer me menaxhimin e saj, meqë qytetarët lehtësisht mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti.

Krasniqi këto komente i dha sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin ndërsa foli për opozitarizmin e PDK-së, përballë Qeversë Kurti II, transmeton klankosova.tv.

“Jam i bindur që qytetarët e Kosovës që në masën më të madhe e kanë votuar kryeministrin Kurti, e kanë pasur një shpresë që do të përmirësojë mirëqenien e tyre dhe jetën e tyre. Por, sot, një vit pas marrjes së mandatit të tij, secila familje kosovare mund ta bëjë bilancin se a është duke jetuar më mirë sot apo para një viti”.

”Është empirike që sot qytetarët kanë vështirësi shumë më të mëdha sesa kishin para një viti”.

”Sot pasiguria për mirëqenien e familjeve tona është shumë më e madhe sesa ka qenë në dhjetë vjetëshin e fundit”.

”Sot pothuajse asgjë nga ai program goxha i gjerë dhe detajuar i Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk ka filluar as të implementohet”.

”Ne s’mund ta bëjmë as analizën as vlerësimin e as kritikën e qeverisë Kuti pa e parë prapaskenën e as prapavijën e ardhjes së tij në pushtet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm nëse i rrezikohet…