Krasniqi i reagon presidentit Thaçi për vijat e kuqe në dialog me Serbinë

01 korrik 2018 | 11:01

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me debatin, pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se nuk do të ketë vija të kuqe në dialogun për Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vijat e kuqe do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare”.

Postimi i plotë i tij:

Rreth vijave të kuqe!

Ditëve të fundit disa po flasin për vija të kuqe! Ato do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare.

Pse?

Pasi në rend të parë duhet të definohen: çka janë vijat e kuqe? Ku fillojnë e ku mbarojnë ato?

Në rend të dytë: pse duhet të vendosen e kush i hoqi ato? Madje pse i hoqën?
Në rend të tretë: kush e merr vendimin për vendosjen e tyre? Institucioni a Individi ? Nëse institucioni cili institucion e merr atë vendim?

Në rend të katërtë: kush qëndron prapa atyre vijave? Dhe

Në rend të pestë: cilat do të jenë masat që duhet të përdorën nëse ato shkelen? Masat që duhet të merren a do të jenë politike, ligjore apo ushtarake?

Nëse nuk merren këto masa paraprake më mirë është të mos flitet për vija të kuqe. Le të rrinë ngjyra e portokallit ose e gjelbërta si edhe deri më tani?!

Kam përshtypjen se disa nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to!

Shkurt: Ata që ua hapën dyert derrave e dosave, sot donë të lajnë “… .. ….”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…