Krasniqi i reagon Thaçit për akuzat që bëri ndaj Kurtit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj konferencës së sotme të presidentit Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për zhvillimet e përgjithshme në vend, veçanërisht për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi.
Krasniqi ka reaguar veçanërisht ndaj akuzave që presidenti i bëri për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
KONFERENCA E KRYETARIT, SKANDALI I RADHËS
Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?
Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.
Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.
Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.
Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin!