Krasniqi: Reformat kanë fuqizuar dhe rritur PDK-në brenda dhe jashtë Kosovës

26 dhjetor 2022 | 22:54

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka folur edhe për reformat në parti.

Ai ka theksuar se në kuadër të reformave të brendshme, si PDK kanë ndërmarr një numër të vendimeve të cilat kanë fuqizuar dhe rritur partinë brenda dhe jashtë Kosovës.

“Kemi marrë vendimin për barazi të plotë gjinore në struktura dhe vendimmarrje – 50/50, rinisë i kemi dhënë zë, përmes një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe demokratik, kemi gati për të përmbyllur Kabinetin për Qeverisje të Mirë, ndërsa Komisioni për Organizimin e PDK-së në Mërgatë ka bërë një punë të shkëlqyeshme në rritjen dhe shtrirjen e PDK-së në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Krasniqi.

Në kontekstin e jashtëm, ai ka pohuar se PDK-ja është pranuar me të drejta të plota në Rrjetin e Liberalëve të Evropës Juglindore (LIBSEEN) dhe në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratike të Evropës (ALDE).

“Ky është një hap i madh drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe rikonfrimim i njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti”.

“Edhe në vitin 2023, PDK, duke pasur interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës, do të vazhdojë të jap kontributin e saj në të gjitha proceset me rëndësi kombëtare e shtetërore”, është shprehur Krasniqi.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se PDK-ja do intesifikojë angazhimin dhe të shtyjë përpara reformat në shërbim të ngritjes së pashmangshme, si kërkesë dhe nevojë parësore e qytetarëve dhe shtetit.

Krasniqi: 2022-a, një vit i krizave të njëpasnjëshme dhe keqqeverisjes së përsëritur

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideja…