Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim, tregon arsyet

22 qershor 2023 | 14:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë për takim nga presidentja Vjosa Osmani, por që ka refuzuar një takim të tillë.

Krasniqi ka thënë se kërkesa e Osmanit për takim ka ardhure pas një propozimi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Krasniqi nëpërmjet një letre publike ka renditur arsyet e refuzimit të ftesës së Osmanit për takim.

“Dje kam pranuar nga presidentja Osmani një letër me të cilën më ka ftuar në takim, pas një propozimi nga kryetari i AAK-së. “Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët. Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim. Më poshtë e gjeni letrën e Presidentes dhe përgjigjen time”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

May be an image of textMay be an image of ticket stub and textMay be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh po qarkullon një lajm në mediat e…