Krasniqi: Rekomandimi pozitiv, hapi i fundit për heqjen e vizave
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demrokatike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas marrjes së lajmit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave ka thënë se ky është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi.
Krasniqi ka shkruar se lëvizja e lirë nuk është proces politik, mirëpo është e drejtë qytetare dhe njerëzore, dhe se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkarisht për arritjen e qëllimeve të tyre.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit në profilin e vet në “Facebook”:
Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi.
E thanë edhe sot të rinjtë tanë se lëvizja e lirë nuk është proces politik, është e drejtë qytetare dhe njerëzore.
Prandaj, si institucione dhe shoqëri duhet të punojmë bashkë për arritjen e qëllimeve tona.
Mirënjohje të gjithë atyre që punuan që kjo e drejtë të realizohet.