Krasniqi rikthehet te Prishtina
06 qershor 2019
| 13:14
Pas negociatave të gjata dhe aspak të lehta, më në fund Endrit Krasniqi rikthehet sërish në skuadrën e Prishtinës.
Pa dyshim, njëri ndër mesfushorët më të mirë në Superligë, i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti pas dy vitesh qëndrimi në skuadrën e Dritës nga Gjilani, me të cilën ishte shpall kampion i Kosovës.
24-vjeçari ka qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën dhe është paraqitur në 48 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 6 asistime.