Krasniqi: Rugova ishte vizionar, në ‘97-n Rugova fliste për zbulime të mëdha në minierat e Kosovës
Profesori universitar dhe një prej themeluesve të LDK-së, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve politike që lidhen me raportin në mes të Gjermanisë dhe Serbisë dhe vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Beograd për shkak të litiumit.
Krasniqi ka ndarë një bisedë me ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili i kishte thënë se Kosova do të çlirohej meqë “Kosova është fenomen gjeologjik”. Krasniqi thotë se Rugova ia kishte përmendur disa studime për minerale të çmueshme që po bëheshin e që do ta sillnin Perëndimin në Kosovë.
Krasniqi tutje ka pyetur nëse edhe Kosova mund të ketë rezerva litiumi dhe thotë se një përgjigje duhet ta japë Akademia e Shkencave e universitetet. Profesori Krasniqi tutje thotë se të gjithë ata që e kanë konsideruar si veprim naiv dhënien e kristaleve nga Rugova për miqtë janë naivë vetë. Krasniqi në fund thotë se Rugova ka qenë vizionar.