Krasniqi: Rugova la gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

21 janar 2022 | 16:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 16-vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Rugova ka lenë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi. Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë. Me rastin e 16-vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave ende nuk ka…