Krasniqi: Serbia bëri agresion kundër Kosovës, Kurti të raportojë sot në Kuvend

15 qershor 2023 | 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se situata në vendin tonë nuk është normale dhe sipas tij “s’mund ta luajmë normalitetin as në jetën institucionale veçanërisht në Kuvend”.

“Dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës tonë, është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se në këtë moment prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tonë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Krasniqi ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që ta kontaktojë me kryeministrin Albin Kurti dhe që i njëjti të raportojë sot në Kuvend për zhvillimet e fundit në veri.

“Ju ftoj që ju në emër të Kuvendit të kontaktoni me kryeministrin që të vjen sot në një seancë të veçantë për të raportuar se cilat janë veprimet e qeverisë që janë duke ndërmarrë për kthimin e policëve tanë por edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi në veri. Të caktojmë kohën e mbajtjes së një seance të veçantë sot për të diskutuar për këtë shqetësim të cilitdo qytetarë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për…