Krasniqi: Shihemi shpejt shqipe

28 korrik 2023 | 13:00

Haxhi Robin Krasniqi është duke u bërë gati për atë që e ka konsideruar si meçin më special në karrierën e tij. Boksieri kosovar do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Boksieri me nënshtetësi gjermane, por gjithmonë me Kosovën në zemër, i ka ftuar tifozët të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 5 gusht. Ky meç do të jetë jetik për tifozët shqiptarë, të cilët do ta kenë rastin dhe mundësinë ta shohin ish-kampionin e botës në boksin profesionist të boksojë për herë të parë në tokën shqiptare.

“Asnjëherë më gati, për të ofruar e përjetuar emocionet e papërballuara ndonjëherë, në vendin tim e para njerëzve të zemrës. Shihemi shpejt shqipe, më 5 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë”, ka shkruar në “Facebook” kampioni i parë dhe i vetëm shqiptar i botës në boks.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se ka…