Krasniqi shkon në Han të Elezit pas dyshimeve për helmimin e qytetarëve me ujë të pijes
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Hanin e Elezit për të ofruar mbështetje pas dyshimeve për helmimin e ujit në këtë komunë.
Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj komune.
Gjithashtu, ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në në Han të Elezit, derisa në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME.
Ministri Kasniqi ka vizituar fshatin Gorancë në të cilin po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.