Krasniqi shkon për ngushëllime në familjen e heroit Afrim Bunjaku

26 shtator 2023 | 15:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkuar për ngushëllime në familjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili është vrarë më 24 shtator në përballje me grupin kriminal serb në veri.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se flijimi i Bunjakut në mbrojtje të sovranitetit shtetëror “është krenaria e përjetshme që do ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm”.

“Sot, me kolegë dhe miq, ishim në familjen Bunjaku në Samadrexhë, për t’u shprehur ngushëllimet më të thella për vrasjen e Afrimit, Heroit të Kosovës. Vrasja e tij është humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe shtetin tonë. Por, flijimi i tij në mbrojtje të sovranitetit shtetëror është krenaria e përjetshme që do ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm. Tani, është në përgjegjësinë e secilit prej nesh, që përmes punës e angazhimit dinjitoz dhe të parezervë për Kosovën, ta nderojmë sakrificën sublime të rreshterit Afrim Bunjaku dhe kujtimin për heroin më të ri të Republikës tonë. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherazi deputeti i PD, Tritan Shehu,…