
Krasniqi shpallet futbollisti i javës në Superligën e Kosovës
31 gusht 2021
| 13:35
Ka përfunduar xhiro e dytë e elitës së futbollit kosovar.
Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e tyre BKT kanë vendosur të ndajnë çdo javë çmimin “Ylli i Javës” apo ndryshe futbollisti më i mirë i xhiros.
Në mesin e shumë opsioneve, ky çmim për herë të parë ju dhurua futbollistit të Ballkanit, Endrit Krasniqit.
Krasniqi shënoi një supergol të dielën ndaj Prishtinës duke i sigurauar tre pikë të vlefshme “Xhebrailave”.
Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi shefja e marketingut në BKT, Njomza Rozhaja.