Krasniqi shpallet kampion bote në kategorinë IBO dhe WBA
01 janar 2021
| 19:25
Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, duke u shpallur kampion bote për peshat gjysmë të rënda në federatat IBO dhe WBA. 33-vjeçari i lindur në Junik, por që garon me flamurin gjerman, mposhti pas tre raundesh me nokaut Dominic Boesel.
Krasniqi i cili e nisi duelin si sfidant e meritoi fitoren, që është e para për një boksier me prejardhje shqiptar. E djathta e tij shembi dy herë në tapet rivalin në ringun e GETEC Arena në Magdeburg.
Në fund Robin Krasniqi festoi me flamurin shqiptar. Kjo ishte sfida e 51-të që Krasniqi fiton në ringun profesionist në 57 duele të karrierës 15-vjeçare.
(Epoka e re)