Krasniqi: Shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e botës demokratike

24 shkurt 2023 | 11:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar me rastin e shënimit të 1-vjetorit të fillimit të agresionit rus ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës.“Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, respektivisht agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj këtij vendi, shprehim solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky. Qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje, ai ka thënë se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues, teksa ka shprehur mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës në këto ditë të vështira.

“Historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues. Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju. Slava Ukraini!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…