Krasniqi, shqiptarëve: Faleminderit për mbështetje!
26 shkurt 2023
| 08:23
Boksieri Haxhi Krasniqi është rikthyer me një fitore të madhe pas një mungese prej një vit e gjysmë.
Ai arriti ta mposhtë numrin një në Belgjikë, Timur Nikarkhoev, duke e detyruar ta dorëzojë luftën.
Krasniqi ka treguar maturi dhe formë të lartë gjatë meçit.
Pas fitores, boksieri 35-vjeçar tha se fitoren ua dedikon shqiptarëve.
“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt dhe zemër kuq e zi, më keni mbështetur gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje!”, tha Krasniqi.
Ndeshjet e shtatë boksierëve shqiptarë u transmetuan drejtpërdrejt në Art Motion, në Kanalin Artsport 1 dhe Klan Kosova.