Krasniqi: ShSKUK-ja pa punëtorë të rinj që nga viti 2019

02 gusht 2022 | 13:35

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se institucion nuk ka pasur asnjë punëtor të ri që nga viti 2019.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë të martën gjatë mbledhjes së Komisionit për Financa Publike, ku ka qenë i ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, por ka munguar.

“Numri i të punësuarve në ShSKUK nuk është rritur dhe gjendet përballë një krize serioze për shkak të mungesës së stafit. Kemi funksionalizuar stafin e pediatrisë tash edhe mjekësinë sportive”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ShSKUK-së për punën njëvjeçare, Krasniqi ka thënë se aktivitetet nuk janë të lidhura me të.

“Të gjitha këto aktivitete nuk janë të lidhura me menaxhmentin aktual. Ne kemi përgatitur planin e veprimit dhe do të formohet një komision i veçantë. Sa i përket nënvlerësimit dhe mbi vlerësimit te pasurisë mbi 1 000 euro janë 5 aktivitete, dy prej tyre lidhen me pagesën e aparatit të klinikës. Për t’u siguruar për ardhjen e e barnave ka në funksion stokun farmaceutik. Për çdo pagesë vjen pranimi i mallit dhe që regjistrohet ne sistem elektronik. Këtë sistem e kemi shtri deri tek barnatoret e reparteve. Një ilaç që vjen në barnatore qendrore regjistrohet në sistem elektronik. Mbi 20 mijë barna kemi regjistruar në sistem elektronik”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se…