Krasniqi: Shumë lagje dhe fshatra të Malishevës mbështesin fuqishëm Limajn

30 dhjetor 2024 | 08:21

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Tupan në Drenoc, ku ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë vizitës, Krasniqi ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Veli Bytyqi dhe Arbëreshë Krasniqi, si dhe nga familja e z. Isni Kilaj.

Ai theksoi se gjatë bisedës me banorët e kësaj lagjeje, u kërkua mbështetje për Nismën Socialdemokrate dhe për liderin Fatmir Limaj.

Përveç kësaj, Krasniqi theksoi se lagja Tupan, ashtu si shumë lagje dhe fshatra të tjerë, ka shprehur mbështetje të fuqishme për liderin Limaj dhe Nismën Socialdemokrate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre ministra sot do t’i mbajnë konferencat e tyre të…