Krasniqi: Shumë më mirë ka qenë po ta bënte prezentimin në KS të OKB-së ambasadori Blerim Reka

27 prill 2023 | 22:48

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, duke komentuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në KS të OKB-së, ka theksuar se shumë më mirë ka qenë po ta bënte prezentimin ambasadori Blerim Reka, i cili është shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

“Sa mbaj mend, asnjë fjalë nuk e kam thënë ndonjëherë për Donika Gërvallën, si ministre e jashtme. Arsyeja gjithmonë ka qenë: meqë është e bija e Jusuf Gërvallës, ta kursej. Por kjo është qasje e gabueshme. Populli ynë thotë: “prej Skenderit del beteri.” Deklarata e Donikës se ka deponuar dokumente në Gjykatën Speciale ka qenë dhe mbetet e turpshme. Mbajtja në detyrë pas asaj deklarate ka qenë dhe është imorale. Si e mbron kauzën e Kosovës, nëse vetë ka deponuar dokumente kundër Kosovës? Pasojat u panë në KS të OKB-së. Shumë më mirë ka qenë po ta bënte prezentimin ambasadori Blerim Reka”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7…