Krasniqi: Shumë më mirë të shkohet në zgjedhje

27 prill 2025 | 10:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e akuzoi Vetëvendosjen pas seancës se po e mban “peng” vendin me këmëngulësinë për ta propozuar vetëm Haxhiun.

“Krejt kjo po ndodh për shkak të tekave të LVV-së për ta mbajtur shtetin peng për një njeri. Rruga e vetme është të tërhiqen dhe të dalin me një kandidat tjetër”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se është “e qartë që VV-ja nuk i ka numrat, jo vetëm për Albulena Haxhiun, por as për Albin Kurtin për krijimin e Qeverisë”.

“Nëse vazhdon kjo bllokadë, është shumë më mirë të shkohet në zgjedhje”, theksoi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës të Personave të Zhdukur me Dhunë…