Krasniqi: S’ka nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje

10 prill 2018 | 22:02

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se koalicioni qeveritar ende e ka shumicën në parlament.

Krasniqi ka thënë në “RTV Dukagjini” se Kosova për momentin nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.

“Është legjitime kërkesa për rrëzimin e qeverisë. Për LDK-në është e natyrshme me marrë rol lider opozitar. Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje. Kemi pasur dy procese zgjedhore, legjitimitet i qeverisë ende ekizston, ende e kemi shumicën, ende vazhdon puna e qeverisë dhe e kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së LDK-së për ta caktuar datën e zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i “Facebook” njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie,…