Krasniqi sonte përballet me Boselin

09 tetor 2021 | 15:27

Boksieri Robin Krasniqi do të përballet sonte me kundërshtarin Dominic Bosel në Gjermani në luftën për ta mbrojtur titullin e tij në IBO.

Krasniqi e kishte fituar titullin pikërisht kundër Boselit në tetor të vitit të kaluar, ndërkaq sivjet gjermani e kërkon revanshin.

Boksieri shqiptar që përfaqëson Gjermaninë e kishte mundur Boselin me nokaut në rundin e tretë.

Ndeshja  e sontme do të zhvillohet me fillim nga ora 23:00.

Përballja e tij do të emetohet edhe në Klan Kosova dhe Art Sport 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por…