Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë me Covid, situata është rënduar shumë

04 dhjetor 2020 | 15:51

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se spitalet në nivel vendi janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me Covid-19.

Ai ka thënë se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 ka kaluar shifrën mbi 1 mijë

“Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjenoterapi”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për medie.

Më tutje, ai ka thënë se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trusti ka dalë…